Rregulla është e thjeshtë, madje edhe kur është zhegu më i madh – ujë pini vetëm kur keni etje!
Apelet e përditshme të mjekëve shumica i kanë kuptuar gabimisht, andaj me ujë dhe lëngje pinë jashtë çdo mase. Çështja është që edhe me lëngjet nuk bën të teprohet.
Kur e konsumojmë në mënyrë të duhur, uji trupit tonë i mundëson këmbim më të mirë të materieve, përmirëson tretjen, eliminon toksina, ndihmon mbajtjen në mend dhe u siguron punë të shëndetshme të muskujve.
Problemi lind kur me pirjen tej mase të ujit gjatë ditës së mundimshme të verës pikërisht ulim pjesëmarrjen e kripës në trupin tonë, gjë që mund të shkaktojë hiponaterminë e njohur si çrregullim të elektroliteve.
Fatmirësisht, plani i thjeshtë për shmangien e gjendjes e cila, në rastin më të keq, mund të shkaktojë vjellje, shtangie të muskujve dhe nevojën për infuzion, është thjesht të përcillen kërkesat e organizmit tonë, thonë mjekët.
Sipas gazetës amerikane “Clinical Journal of Sport Medicine”, derisa të ndieni ndjenjën e etjes, uji fare nuk do të duhej të pihej, transmeton Telegrafi.
Edhe pse gjatë verës rekomandohet shtim i konsumimit të ujit, pirja e tepërt preventive e ujit organizmit mund t’i shkaktojë probleme.
Pra, kurdo që keni etje, freskohuni me ndonjë gllënjkë ujë të freskët, por assesi mos e teproni!
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...