Edhe pse barten në të gjitha rastet, kjo nuk do të thotë që duhet t’i përmbaheni fuqishëm një modeli.
Sezoni i cili është para nesh sjell ofertë të bujshme të xhinseve të cilat janë çdo gjë, por jo të zakonshme.
Në vazhdim po ju sjellin modelet më të reja të cilat janë bazë e shkëlqyeshme për eksperimentim të modës vjeshtore.
Xhinse të ngushta, të rrafshëta
Modeli i cili do të bartet këtë vjeshtë quhet ‘skinny’ i rrafshët. Janë të ngjitura për pjesën e sipërme, por rreth pulpave model i rrafshët, transmeton telegrafi.. Zgjidhni modelin me bel pak më të lartë i cili vizualisht do t’i zgjasë këmbët.
https://www.instagram.com/p/BWz_gBjH5lh/
Kambanëza të shqyera
Xhinset me këmbë të gjera, diku deri te gjysma e pulpave u përshtaten të gjithëve, pa marrë parasysh gjerësinë e kërdhokullave. Mund të blihen në nuanca të ndryshme, mirëpo më së miri është t’i kombinoni me këpuca me taka të larta. Stilistët këto xhinse i paralajmërojnë si model i sezonit.
https://www.instagram.com/p/BXOeUCcgZ1Z/
Super “oversized”
Femrat të cilat i duan eksperimentimet e modës, do t’i gëzojë fakti që këtë sezon barten modelet oversized të cilat janë aq të mëdha sesa të ndonjë sezoni deri tani.
https://www.instagram.com/p/BXFmtgggncM/
Xhinse të kthyera mbrapsht
Modelet e këtilla i kemi bartur edhe deri tani. Për vjeshtën 2017 trendët janë pak më ndryshe – xhinset e modeleve të rrepta, këmbët e të cilave janë të kthyera gjerësisht, por jo rrallë pjesët e poshtme janë të zbukuruara me perla dhe inxhi.
https://www.instagram.com/p/BWNBRtyACMJ/
Xhinse të shqyera me model të rrafshët
Nëse edhe bash nuk i preferoni xhinset në formë kambanëze, alternativë janë xhinset e gjera deri te gjysma e pulpave.
https://www.instagram.com/p/BXS9iddjg9d/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...