Lajm i keq për personat e dhënë pas karrierës dhe që u pëlqejnë flokët e gjata.
Hulumtuesit kanë zbuluar se personat që punojnë më gjatë se 52 orë në javë janë dyfish më të prirë të mbesin pa flokë
Kjo është në rregull sepse shumica punojnë vetëm 40 orë në javë – ose të paktën për kaq orë e kanë kontratën – por në shtetet tjera, si Koreja e Jugut, është mjaft e zakonshme që të punojnë më gjatë.
Kjo është arsyeja se përse studimi e ka ndërlidhur orarin e stërzgjatur me rënie të flokëve, duke i marrë rezultatet nga analizat me 13,000 meshkuj.
Logjika prapa kësaj është e thjeshtë: Stresi shkakton ndryshime në nivelet e hormoneve në zona të caktuara të trupit, duke përfshirë skalpin.
Kur stresoheni, ndryshimi hormonal mund t’i “pushtojë” gjëndrat e flokëve në skalp.
Kështu, edhe nga hulumtimet e mëhershme e kemi mësuar se stresi e nxitë sistemin tonë të imunitetit që t’i sulmojë gjëndrat e flokëve./tetovasot/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...