Edhe pse në shikim të parë është krejtësisht e qartë, një studim i ri i Universitetit nga Ajova, ka treguar jo vetëm që meshkujt e kanë hundën më të madhe mesatarisht 10 për qind sesa femrat, por shkencëtarët mbase kanë gjetur shkakun për çka është kjo kështu.
Përgjigjja pyetjes përse meshkujt kanë hundën më të madhe se femrat është te madhësia e trupit dhe te energjia e ndryshme të cilën e shfrytëzojnë të dyja gjinitë, transmeton Telegrafi.
Burrat kanë masë më të madhe të muskujve dhe për këtë arsye më shumë oksigjen është i nevojshëm për rritjen dhe mirëmbajtjen e muskujve të tyre.
Dallimi lind në moshën 11 vjeçare, kur të dy, burrat rriten në masë të muskujve dhe indit dhjamor në femra.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se gjatë pubertetit, 95 për qind e peshës trupore që meshkujt marrin shkon për muskujt, ndërsa për femrat kjo përqindje është 85 për qind.
Ky studimi, poashtu shpjegon pse holandezët kanë hundët kaq të mëdha në krahasim me të tjerët – për shkak se ata kanë më shumë masë të muskujve.
Hulumtimi është publikuar në revistën evropiane të të ushqyerit dhe Revista Amerikane e Antropologjisë Fizike.
Zhegrova reagon pas fitores së Juves ndaj Romës: Koha do ta ...
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...