Dëmin momental për shkak të përdorimit nuk e kompenson dobia, as vlerat nutritive të cilat i kanë kërpudhat.
Këshilla është që nga ushqimi plotësisht të eliminohen Dhelprushat (lat. Cantharellus cibarius) dhe ato kërpudha të cilat prodhohen në mënyrë të gabuar për shkak të shitjes sa më të madhe.
Dëmi momental për shkak të përdorimit të tyre nuk e kompenson dobinë, as vlerat nuritive të cilat i kanë këto kërpudha.
Kërpudhat përmbajnë hitinë, të cilën trupi e tret me vështirësi, si edhe sasia e madhe e proteinave bimore. Mirëpo, këto proteina gjithashtu janë shumë të rënda për përpunim dhe kërkojnë që trupi të prodhojë enzima të caktuara.
Enzimat e tilla, për shembull, nuk i prodhon trupi i fëmijës.
Nga ana tjetër, kërpudhat përmbajnë vitamina D, B3, kripëra minerale, proteina dhe këto në pothuajse sasi të njëjta si edhe mishi, vitamina të grupit B, amino-thartira, substanca ekstraktive etj.
Kjo është shumë impresive, mirëpo larg nga ajo që kërpudhat nuk mund të zëvendësohen me perime dhe pemë të tjera.
Rezulton që peshën në stomak, ngarkesën e pankreasit dhe traktit gastrointestinal i marrin nga kërpudhat, ndërkaq dobitë potenciale për trupin mund të kompensohen me pemë dhe perime të freskëta. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...