Bebet kryesisht qajnë kur janë të uritura, të pagjumë, të sëmura, por ka të tilla të cilat duke qarë lirojnë tendosjen apo tepricën e energjisë.
Është me rëndësi të dalloni cili është shkaku i pakënaqësisë.
Duke shikuar fotografitë e bebeve të hareshme nëpër reklama, rrjete shoqërore, profile të prindërve të tyre, prindërit e vogëlushëve të cilët qajnë dhe janë të hidhëruar mund të dyshojnë në aftësitë e tyre prindërore.
Mirëpo nuk është e thënë që bëni diçka gabimisht, mbase fëmija i tyre, sipas natyrës, është negativ, transmeton Telegrafi.
Pedagogët rikujtojnë që fëmija menjëherë sapo të lindë merr temperamentin, ndërkaq disa vogëlushë ndaj botës reagojnë negativisht dhe intensivisht.
Kryesisht bebet qajnë kur janë të uritur, të pagjumë, të sëmura, por ka të tilla, të cilat duke qarë lirojnë tendosjen dhe tepricën e energjisë.
Është me rëndësi të dalloni se cili është shkaku i pakënaqësisë së vogëlushit tuaj. Nëse është i ushqyer, nëse ka fjetur mirë, nuk është lagur dhe nuk i dhemb askund, ndërkaq pak nga pak ka shpërthim hidhërimi dhe qarjeje, mbase fjala është vetëm për temperamentin e rëndë.
Në situata të tilla duhet të qëndroni të qetë, sepse hulumtimet kanë treguar që bebet qetësohen kur të rriturit janë afër tyre të qetësuar.
Disa prindër në raste të këtilla shkojnë në ekstremin tjetër, dhe e lënë fëmijën të qajë, duke menduar se në të kundërtën do ta lazdrojnë.
Mirëpo pedagogët thonë që është me rëndësi t’i përgjigjeni nevojave të fëmijës dhe ta qetësoni. Si ta bëni këtë, më së mirë është që vetë ta vlerësoni, duke vështruar beben tuaj.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit