Sa herë që mund të ndjesh një fytyrë të lodhur dhe pa shkëlqim, ka një zgjidhje emergjente dhe shumë të shpejtë, e cila do të të kthejë freskinë . Këtë maskë mund ta përdorësh në çdo orar të ditës: në mëngjes, pas pune apo në darkë, para se të flesh. Kushti i vetëm janë 15 minuta.
Në kushte shtëpie, jepi jetë fytyrës dhe mos e lër veten pas dore. Ja mënyra:
Përbërësit e maskës:
Një lugë (gjelle) miell i bardhë
Një lugë mjaltë
Një lugë qumësht i freskët
Përzieji të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Përhape maskën me lehtësi në të gjithë fytyrën dhe lëre të pushojë për gati 15 minuta. Më pas, shpëlaje fytyrën me ujë të vakët dhe do ta ndiesh lëkurën më të freskët dhe plotësisht të çlodhur.
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë