Për ata që janë masturbues të rregull, kemi një lajm të mirë për ju.
Në vend se ta kufizoni veten për t’u kënaqur vetëm në dhomën e gjumit kur jeni të vetmuar, duhet të mendoni ta bëni këtë gjatë kohës që jeni në punë, transmeton portali arbresh.info.
E njohur si “pauza e masturbimit”, psikologët besojnë që do të ishte një mënyrë shumë e mirë për të luftuar stresin e punës tuaj.
Mark Sergeant, ligjërues i psikologjisë në Nottingham Trent University i ka bërë këtë sugjerim kontrovers në një artikull për Metron.
Ai ka thënë se do të ishte shumë efektive në punë dhe se konsiderohet si çlirim nga tensioni.
Por, psikologu kishte shqetësime për ata të cilët marrin më shumë kohë të arrijnë kulmin, pasi kjo mund t’i bëjë ata të frustrohen.
Ky pretendim vjen pasi shkencëtarët në dhjetor të vitit 2013 zbuluan që masturbimi mund të shmang një numër sëmundjesh.
Studiuesit në Universitetin e Sidneit zbuluan se vetë-kënaqësia mund të parandalojë cistet, diabetin dhe madje kancerin e prostatës./Arbresh.info
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...