Patëllxhana të mbushur: Receta italiane që do t’ju shijojë gjatë

01:48 | 20 Tetor 2021

Mos i largoni patëllxhanat nga menyja javore.

Kjo perime ka një shije speciale kur gatuhet dhe me pak djath merr një aromë që nuk të largohet lehtë nga mendja, transmeton portal arbresh.info

Përbërësit:

2 patëllxhana të mëdhenjë
3 lugë gjelle vaj ulliri
½ lugë e vogël kripë
¼ lugë e vogël piper i zi
½ mish viçi i bluar
1 qepë, e prerë në kubikë të vegjël
1 spec i kuq i prerë imët
3 thelpinjë hudhër, e prerë imët
½ filxhan majdanoz
½ filxhan gjethe të freskëta të borzilokut
1 gotë e gjysëm djath
1 filxhan thërrime buke
1 vezë
2 domate të vogla, të prera imët

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 350 gradë.

Pritni patëllxhanët në gjysmë dhe pastroni mirë, duke lënë brenda lëkurës mishin që të mbajë formën e saj kur piqet. Pritini patëllxhanët që janë nxjerrë nga brenda; vendoseni në tigan, mbulojeni me ujë dhe ziejini derisa të jenë shumë të buta, 10 deri në 12 minuta.

Ndërkohë, në një tigan, ngrohni 1 lugë vaj ulliri mbi nxehtësinë mesatare. Shtoni mishin, kripën dhe piperin dhe skuqeni mirë. Lëreni të ftohet. Në një tigan tjetër, shtoni 2 lugë vaj ulliri dhe fërgoni qepën dhe hudhrën së bashku.

Në një enë përzieni së bashku patëllxhanin e gatuar, perimet, viçin, barishtet, 1 filxhan djathë, 1/4 filxhan thërrimet e bukës dhe vezën. Mbushni gjysmat e patëllxhanëve të nxjerrë me këtë përzierje, duke e ndarë atë në mënyrë të barabartë midis dy gjysmave.

Sipër vendosni domatet e copëtuara, 1/4 filxhan djathi të mbetur, 1/4 filxhan thërrime bukë, dhe shtoni kripë dhe piper. Vendoseni ato në një tepsi të lyer me vaj dhe piqeni ato për 50 minuta.

Pasi të jenë pjekur, lëreni të ftohet pak dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!/bettycrocker/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara