Njollat e yndyrës mund të jenë më të vështirat për t’u pastruar, por gabimi juaj më i vogël mund të bëjë që këto të fundit të mos hiqen çfarëdolloj metode të përdorni.
Të gjithëve na ka ndodhur të ndosim veshjet, tapetin apo divanët me ushqime që të kenë lënë pas njolla yndyre, ndaj do të ndajmë me ju poshtë disa truke efektive për të hequr qafe këto njolla sa hap e mbyll sytë.
Veprimi i parë që duhet të bëni është të spërkatni mbi materialin e ndotur, pudër bebeje ose niseshte në mënyrë që këto të fundit të thithin yndyrën, transmeton Living.al.
Mund të përdorni një fshesë me korent për të thithur pudrën e mbetur dhe më pas të lani me një detergjent pastrues copën e veshjes, tapetin apo pëlhurën e divanit. Këtë procedurë mund ta përsërisni disa herë derisa njolla të jetë zhdukur plotësisht.
Një metodë tjetër pastrimi përfshin uthullën e bardhë.
Ajo që duhet të bëni është të përzieni një lugë gjelle detergjent të lëngshëm me një lugë uthull të bardhë e cila është tretur me dy gota ujë të ngrohtë.
Lagni një sfungjer në këtë tretësirë e më pas pastroni njollën.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...