Pasta të pjekura në furrë me qepë dhe djath

01:27 | 12 Tetor 2021

Të gjithë i pëlqejnë makaronat dhe ne për ditën e sotme ju sjellim një recetë të frymëzuar nga supa franceze me qepë.

Këto produkte të pjekura me makarona, salcë kremoze qepë dhe djathë të shkrirë do të jenë zgjedhja juaj për çdo ditë të javës, transmeton portal arbresh.info

Përbërësit:

55 gr gjalpë
3 qepë të kuqe të mesme
2 lugë çaji mjaltë
230ml verë të kuqe
2 thelpinjë hudhër
250gr kërpurdha kafe
2 lugë gjelle trumzë të freskët
Kripë ( sipas dëshirës)
Piper i zi ( sipas dëshirës)
700ml ujë
1 lugë salcë domatesh
2 gjethe dafine
500 gr makarona sipas dëshirës
¼ lugë çaji piper të kuq ose për shije
300 ml ajkë të ëmbël
200 gr djath të copëtuar ( sipas dëshirës)

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 180 gradë C.

Karamelizoni qepën me gjapin e shkrirë dhe mjaltin së bashku. Ziejini, duke i trazuar herë pas here, derisa të zbuten, rreth 5 minuta. Në këtë pikë, gradualisht shtoni 120 ml verë derisa vera të vlojë në qepë. Vazhdoni të gatuani edhe për 8-10 minuta të tjera që qepa të karamelizohet mirë.

Shtoni hudhrën, kërpudhat dhe trumzën, spërkatni me kripë dhe piper dhe gatuajini edhe 3-4 minuta të tjera. Shtoni verën e mbetur, stokun, salcën e domateve, gjethet e dafinës dhe makaronat. Gatuani përzierjen, duke e trazuar shpesh, derisa makaronat të bëhen al dente dhe stoku të absorbohet, rreth 8-10 minuta. Shoni piperin e kuq dhe 100 gr djathë. Hiqeni nga nxetësia.

Nëse është e nevojshme, transferoni makaronat në një enë pjekje. Sipër vendosni djathin e mbetur. Vendoseni enën për pjekje në furrë dhe piqni për 20 minuta ose derisa djathi të shkrihet dhe të skuqet lehtë sipër.

Kjo recetë shërbehet për 5 deri në 7 persona. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara