Soda e bukës po përdoret gjithnjë e më shumë për maskat në kushtet e shtëpisë, sidomos nga njerëzit që kanë fytyra me tendencë aknesh. Në internet ekzistojnë me qindra maska me sodë buke që këshillohen për ata që kanë fytyra me probleme. Nëse edhe ju e keni përdorur ose vazhdoni ta përdorni sodën për maska të ndryshme duhet të dini se po i bëni një dëm të madh fytyrës suaj.
Është e vërtetë që soda ka veti anti-inflamatore dhe antimikrobiale, por kjo s’do të thotë që është një ide e mirë që ta vendosni në lëkurën tuaj. Soda ndryshon balancën e pH natyral të lëkurës suaj. Kjo gjë mund t’i acarojë aknet, të thajë lëkurën dhe ta bëjë atë më delikate. Në kërkimet mjekësore nuk rekomandohet në asnjë mënyrë përdorimi i sodës së bukës në fytyrë.
Megjithatë maskat natyrale që mund të përdorni për fytyrën janë të shumta, nuk keni pse rrezikoni duke vendosur në fytyrë produkte agresive si soda e bukës që mund t’i bëjë më shumë keq se mirë lëkurës suaj.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit