Nëse keni probleme me gjumë, ekspertët thonë se duhet të bëni kujdes me ushqimin.
Studime të shumta kanë treguar se disa ushqime mund të pengojnë në kualitetin e gjumit dhe mund t’ju bëjnë që të zgjoheni natën disa herë, transmeton portali arbresh.info
Ja cilat ushqime duhet të shmangni nëse dëshironi të bëni gjumë të rehatshëm:
Domatet
Domatet janë ushqim që nuk treten lehtë, prandaj edhe mund të shkaktojnë urth. Ekspertët këshillojnë që mos të konsumoni domate të paktën 5-6 orë para gjumit.
Djegëst
Ushqimi i djegëst rrit temperaturën e trupit, prandaj bëhet e vështirë që t’ju zë gjumi kur trupi nuk është në temperaturën normale. Nëse dëshironi gjumë të mirë, shmangni këto ushqime disa orë para gjumit, transmeton portali arbresh.info
Ëmbëlsirat
Ëmbëlsirat shkaktojnë ndryshime të papritura të nivelit të sheqerit në gjak, duke shkaktuar edhe ndryshime në humor. Produkti kryesor që duhet të shmangni para gjumit janë ëmbëlsirat.
Kafe
Kafja, si çdo pije tjetër që përmban kafeinë, do të prishë cilësinë e gjumit. Kafeina stimulon trurin dhe e mban të zgjuar. Kafja preferohet të konsumohet në mëngjes, ose disa të paktën gjashtë orë para gjumit./arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...