Palapetat amerikane janë shumë të shijshme!
Po ju sjellin recetën e thjeshtë dhe të shpejtë për këtë desert të shijshëm, të cilin mund ta gatuani për kafjall, apo si desert për familje dhe miq, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
▪ 2 filxhanë miell,
▪ 2 lugë të vogla pluhur për simite,
▪ gjysmë luge të vogël kripë,
▪ 2 lugë sheqer,
▪ 1 sheqer vaniljeje,
▪ 2 filxhanë qumësht,
▪ 4 lugë vaj,
▪ 2 vezë.
Udhëzimi:
Përzieni ndaras përbërësit e thatë dhe të njomë. Lehtë bashkoni dhe përzieni në mikser 2 – 3 minuta.
Tiganin e lyer ngroheni në temperaturë mesatare. Me garuzhdë qitni brumin në tigan.
Piqeni rreth një minute (do ta dini që ana e poshtme është e pjekur kur në anën e papjekur të shfaqen flluska), kthejeni mbrapsht ngadalë dhe fërgojeni edhe anën tjetër.
Palapetat mund t’i radhisni njërën mbi tjetrën dhe t’i qitni sipër çokollatë, mjaltë, shurup panje, t’i shtoni pemë, akullore, sipas dëshirës.
Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...