Gjatë shërimit të shumë çifteve nga steriliteti është vërejtur se kualiteti i marrëdhënieve të partnerëve ka lidhje edhe me shtatzënësinë.
Nuk është krejtësisht e sigurt, mirëpo mendohet se ka më së shumti lidhje me veprimet e trupit të femrës gjatë orgazmës, transmeton Telegrafi.
Kur femra është në kulm të orgazmës, muskujt e vagjinës dhe të mitrës tendosen dhe në ato momente në mitër depërton një numër i madh i spermatozoideve, andaj edhe shansi për të ngelur shtatzënë është më i madh.
Pas shtendosjes spermatozoidet mbeten në mitër, ndërkaq lirohet edhe hormoni oksitocin, i cili është i rëndësishëm për krijimin e kontraksioneve.
Për të arritur në këtë konstatim, është biseduar me pacientët për aspektet më intime të jetës së tyre dashurore – për atë sesa janë të kënaqur dhe a përjetojnë orgazmën.
Është biseduar me afërsisht 1.000 paciente.
Ato paciente që kanë qenë të shëndetshme, por që nuk ndier kënaqësi në marrëdhëniet seksuale, kanë qenë sterile.
Këto paciente nuk kanë qenë të diagnostikuara për sterilitet, ndërkaq, pacientet me vezore të bllokuara të cilat kanë përjetuar kënaqësinë e orgazmës kanë qenë të frytshme.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...