Dy familje nga South Carolina, që nuk ishin takuar kurrë më parë, janë kthyer në miq pas një rastësie shumë të lezetshme.

Të dy familjet, që sollën në jetë fëmijë, u njoftuan me njëri-tjetrin, pasi kishin emëruar fëmijët e tyre sipas veprës së Shekspirit, Romeo dhe Zhulieta, transmeton portali arbresh.info.

Romeo Hernandez dhe Juliet Shifflett lindën në spitalin Coastal Carolina me një diferencë prej 18 orësh.
Që të dy ishin planifikuar të vinin në jetë me datën 26 mars, por përkundër lindjes së më të hershme, të dy foshnjat dhe nënat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Momenti i zbulimit të emrave të fëmijëvë është bërë nga fotografja për fëmijë, Cassie Clayshulte, e cila e zbuloi rastësisnë në llogarinë e saj në Facebook.

Por më e bukura është që Romeo nuk është emëruar sipas veprës së Shekspirit, por sipas këngëtarit Romeo Santos, të cilin të dy prindërit e foshnjes e adhurojnë.

Ndërkaq, vajza është emëruar Juliet sipas përsonazhit të filmit ‘Psych’, kanë theksuar prindërit e vajzës./Arbresh.info
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për mbikëqyrjen e sëmund...
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...