Murgu budist Matthieu Ricard konsiderohet si njeriu më i lumtur në botë dhe është autor i librit: “Lumturia: Një udhërrëfyes i zhvillimit të shkathtësisë më të rëndësishme të jetës”.
Në një intervistë për Daily News, ai ndër të tjera foli edhe për mënyrën se si mund të jemi të lumtur.
“Çdokush mund të gjejë lumturi, nëse kërkojmë në vendin e duhur, e jo t’ia kthejmë shpinën”, tha Ricard, i cili është njeriu që Dalai Lama i drejtohet për shumëçka. “Lumturia është mënyrë e të qenit që rezulton nga kultivimi i një mendjeje dashamirëse, balanci emocional dhe lirie e paqeje të brendshme, si dhe urtësie. Të gjitha këto cilësi janë shkathtësi që zgjerohen përmes trajnimit të mendjes”, përfundoi murgu.
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjet miqësore t...
Gjini në Gjilan premton zhvillim ekonomik dhe pensione 500 e...
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...
Sami Lushtaku, Uran Ismaili e Fatmir Limaj bashkë në Malishe...
Vashat e Kosovës nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit ...