Është fakt i njohur se gjumi ofron shumë përfitime shëndetësore, duke filluar nga rritja e produktivitetit e deri te mbrojta nga sëmundjet e zemrës. Por, tani shkencëtarët kanë zbuluar se gjumi na ndihmon edhe të jemi më të lumtur.
Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se gjumi 30-minutësh e bën një njeri më të përqendruar, më produktiv dhe më kreativ, ndërkaq gjithashtu tregon se mund të bëheni më të lumtur edhe nëse gjeni pak kohë për të fjetur gjatë ditës, transmeton Telegrafi.
Veç kësaj, gjumi i tepruar mund të jetë i ndërlidhur me disa rreziqe shëndetësore, gjë e cila i ka shtyrë shkencëtarët t’i theksojnë përfitimet shëndetësore të gjumit më të shkurtë.

Anketimi ka përfshirë 1,000 njerëz të cilët iu janë përgjigjur pyetjeve psikologjike dhe i kanë treguar shprehitë e tyre të gjumit.
Rezultatet kishin treguar se ata që bëjnë një sy gjumë gjatë ditës janë 66 për qind më të lumtur sesa ata që flejnë më gjatë.
Hulumtuesit thonë se ekziston një lidhje mes gjumit të shkurtë dhe ndjenjave të mirëqenies dhe lumturisë. /Telegrafi/
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...