Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se një në tre femra vuajnë nga vetmia. Ky studim është kryer nga disa studiues në Universitetin e Essex, në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët shprehen se femrat po përjetojnë më shumë probleme me shëndetin mendor, se sa meshkujt gjatë kësaj periudhe.
Sipas tyre shkak është bërë situata e krijuar nga pandemia dhe rritja e përgjegjësive të femrave, për sa i përket kujdesit për familjen dhe shtëpinë.
Studimi zbuloi se më shumë se një e treta e grave kanë raportuar se ndjehen të vetmuara si pasojë e situatës. Studiuesit u shprehën se që nga fillimi i pandemisë Covid-19, mirëqënia mendore është përkeqësuar dhe kjo gjë është veçanërisht e dukshme tek femrat.
Përfshihen nga flakët dy vetura në Vlorë
Kuvajti ndalon disa dronë iranianë
Shpërthime në disa vende të Lindjes së Mesme
Spalletti s’i ndalë lëvdatat për yllin e Kosovës: Edon Zhegr...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haxhiu pret sot në takim homologun nga Shqipëria, Niko Peles...