Nuk përbën më lajm që duhet të pijëm 2 litra ujë në ditë për të humbur peshë.
Por, nëse uji ju është mërzitur, ne kemi një alternativë. Përveç se është i shijshëm, kombinimi i mollës dhe kanellës rregullon në mënyrë fantastike metabolizmin dhe në mënyrë efektive zvogëlon peshën duke eleminuar lëngun e tepërt të mbajtur nga trupi, transmeton portal arbresh.info
Uji me mollë dhe kanellë është kthyer në një hit në internet, pasi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm.
Funksionon duke zvogëluar proceset inflamatore në trup dhe duke stimuluar metabolizmin. Kjo do të thotë që kjo përzierje ndihmon trupin të heqë qafe substancat toksike, por edhe të humbasë peshë. Arsyeja për këtë është një përzierje e vitaminave, mineraleve, substancave natyrore dhe antioksidantëve nga mollët dhe kanella.
Përbërësit që ju duhen janë: Ujë, 1 shkop kanellë, 1 mollë dhe 1 limon.
Ngroheni ujin në një tenxhere, por mos e lini të vlojë. Shtoni kanellën dhe mollën e prerë imët. Lëreni të ftohet pak, mbulojeni dhe vendoseni në frigorifer. Pas rreth dy orësh, nxirrni pijen nga frigoriferi, shtoni lëngun e limonit të shtrydhur dhe shijojeni!
Është më mirë të pini një gotë nga kjo pije në mëngjes me stomak bosh, në mënyrë që substancat të funksionojnë në mënyrë optimale. Pini pijen e mbetur herë pas here gjatë gjithë ditës./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit