Nënës i bie të fikët, vajza 3-vjeçare e shpëton

BEST QUALITY AVAILABLE Undated file handout photo issued by Essex Police of Sofia Harman, with her mother Patricia Hannington, as the three-year old who called 999 and helped to save the life of her mother has been presented with a bravery certificate. PRESS ASSOCIATION Photo. Issue date: Friday December 2, 2016. Essex Police released a recording of the phone call, which lasts just over two minutes. See PA story POLICE Girl. Photo credit should read: Essex Police/PA Wire NOTE TO EDITORS: This handout photo may only be used in for editorial reporting purposes for the contemporaneous illustration of events, things or the people in the image or facts mentioned in the caption. Reuse of the picture may require further permission from the copyright holder.

17:43 | 4 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Një vajzë tre-vjeçare është vlerësuar nga shërbimet e emergjencës, pasi ia ka dalur të shpëtojë nënën e saj.

Sofia Harman nga Essex, sapo e ka parë nënën e saj të shtrirë në dysheme, menjëherë e ka thirrur emergjencën në telefon, transmeton arbresh.info.

Particia, nëna e Sofias e cila vuan nga një gjendje e rrallë mjeksore, e ka mësuar vajzën e saj se çfarë të bëjë në rast emergjence.

Dhe vajza e vogël ka vepruar ashtu sikurse e ka mësuar nëna e saj.

Gjatë telefonatës vajza e vogël ka arritur të sqarojë në detaje gjendjen e nënës së saj, ndërsa nga emergjenca kanë ngelur të habitur me saktësinë e vajzës.

“”Për një fëmijë të moshës së saj, ishte e mahnitshme sepse ajo e dinte saktësisht se çfarë duhet të bëjë,” është shprehur njëra ndër mjeket në emergjencë.

Policia e Essex e ka shpërblyer vajzën e vogël me një certificate për trimëri. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale