Historia e një vajze 34-vjeçare e cila ka tentuar vetëvrasjen është trajtuar në studion e emisionit “Fol me psikologen”.
Në një rrëfim rrëqethës nëna e saj tregoi se si e rriti e vetme pas braktisjes nga i shoqi. 10 ditë më parë ajo ka gjetur të bijën pa ndjenja në dhomën e gjumit pasi kishte pirë një grusht me ilaçe.
Psikologia Ervisa Lula njëkohësisht autore e këtij emisioni në bashkëpunim me të ftuarën, psikologen klinike Blerina Toma analizuan rastin dhe e orientuan zonjën duke e kthyer kështu bisedën në një seancë të vërtetë këshillimi.
Mes lotësh zonja A. ka treguar dyshimet e saj se kërcënimet e fshehura që vajzës i bëjnë në telefon apo ndarja nga i dashuri italian mund të jenë arsyet që e çuan drejt këtij akti të rëndë.
Ajo u largua nga studio me premtimin e të dyja psikologeve se do t’i vijnë në ndihmë së bijës dhe do ta ndjekin deri në fund shqetësimin e saj.
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...
BE-ja miraton kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Komisioni për Persona të Zhdukur sot flet rreth gërmimeve pë...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira