Një nënë nga Siria, 42 vjeç dhe vajza e saj 21 vjeç kanë lindur në të njejtën kohë, pasi të dyjat i janë nënshtruar një operacioni në një spital në Turqi.
Fatma Birinci, 42, lindi fëmijën e saj në të njëjtën kohë me vajzën e saj Gade Birinci, 21 vjeçe, në qytetin turk Konia, transmeton portali arbresh.info
Dy foshnjat e gjinisë mashkullorë janë emëruar Recep dhe Tayip, duke përkuar me emrin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Kjo ka qenë një ngjarje e rralë. Ato ikën nga lufta dhe gjetën strehim në vendin tonë, në Turqi”, ka thënë Erkan Atas, mjeku kryesor i spitalit.
Mjekët e kanë quajtur rastin “mrekulli”.
Ende nuk dihet se nëse burrat e grave ishin të pranishëm kur ato sollën në jetë fëmijët e tyre./arbresh.info/

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira