Një foshnje është braktisur në mes të një parku në Birmingham, Britani e Madhe.
Sipas Metro, ngjarja ka ndodhur më 22 prill, ndërsa ende nuk dihet se kush është nëna e foshnjës.
Sipas medias së njohur britanike, besohet se foshnja ka lindur po në atë ditë dhe është braktisur disa orë më vonë.
“Foshnja është e shëndetshme, por fatkeqësisht nuk kemi gjetur ende nënën e tij. Jemi të shqetësuar. Duam që fëmija të mos ketë asnjë shqetësim, si fizikisht, por edhe mendërisht”, lajmëroi policia.
Interesante është dhe mënyra se si u gjet foshnja.
Terry Walsh, 64-vjeç, ishte duke kaluar shëtitje me qenin e tij në park, kur ky i fundit, u afrua tek një batanije që gjeti në mes së hapësirës me bar.
Walsh, tha se gjeti foshnjën dhe menjëherë lajmëroi policinë. Walsh thotë se qenin e dërgoi zoti në atë vend, për të shpëtuar fëmijën e gjorë.
“Isha duke kontrolluar për qenin, kur e pashë iu afrova menjëherë. Veshët më dëgjuan të qara fëmije, u afrova përsëri, ku pikasa më pas foshnjën”, u shpreh 64-vjeçari./noa/

Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...