Prostitucioni është i ligjëruar dhe ushtrohet në mënyrë të kontrolluar rreptësisht nga shteti në Austri, që e taton këtë ‘profesion’ ashtu si çdo sipërmarrje tjetër.
E në këtë kuadër, autoritetet vendase bënë disa ndryshime në ligjin e ri të taksave, ku u kërkohet shtëpive me drita të kuqe që t’u ofrojnë klientëve kupon tatimor ku të përshkrohet edhe lloji i shërbimit të ofruar.
Kjo ka vënë në një dilemë të madhe operatorët dhe punonjëset ‘freelance’ të këtij sektori, që po pyesin veten dhe autoritetet se çfarë emrash t’u vendosin në kuponin tatimor shërbimeve të ofruara.
Ka një zgjidhje të përkohshme, që e kanë publikuar mediat vendase. Bëhet fjalë për një kupon tatimor me një vlerë prej 250 eurosh me përshkrimin “akt seksual special”, një tjetër me vlerë 50 euro për “shërbime speciale” dhe 19 euro “për një gotë shampanjë”.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...