Është shumë i vështirë momenti kur fëmijët duhet të flenë, pasi duket sikur duan gjithë kohës të luajnë.
Mjekët këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes për fëmijët, pasi gjumi është shumë i rëndësishëm, si edhe orari kur duhet të flenë.
Studimet tregojnë se aftësitë njohëse, shëndeti emocional, mendor dhe fizik zhvillohen më mirë kur fëmija shkon në shtrat herët.
Orari ideal është nga ora 7 e pasdites deri në 9. Kjo do të thotë se pas kësaj ore fëmijët nuk duhet të rrinë më zgjuar.
Një studim i vitit 2012 ka treguar se, fëmijët e moshës 7- 11 vjeç , që flinin vetëm një orë përpara orarit të zakonshëm, kishin përqëndrim më të lartë në shkollë dhe ishin shumë herë më pak nervozë.
Avantazhet janë edhe më të mëdha për fëmijët e vegjël. Prandaj prindërit duhet të kuptojnë rëndësinë e orëve të gjumit për vogëlushët e tyre.
Provoni të vendosni fëmijët në gjumë vetëm 20 minuta më herët për disa netë dhe do të shikoni se çfarë do të ndodhë.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...