Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Singapor, ku një motor është përplasur me një makinë të ndaluar dhe e gjithë ngjarja është filmuar.
Një automjet kishte ndaluar në korsinë e shpejtësisë, për shkaqe ende të paqarta, ndërsa një motor me të cilin po udhëtonin dy persona përplaset pas saj, transmeton tch.
Pasagjeri i motorit fluturon mbi makinë. E gjitha ngjarja është filmuar nga një kamera e vendosur në një tjetër automjet, i cili kishte ndaluar pas makinës që bllokoi trafikun dhe pamjet e aksidentit të tmerrshëm u shpërndanë me shpejtësi në internet.
Dy personat e aksidentuar u dërguan në spital me plagë të shumtë, por fatmirësisht duke parë aksidentin duhet të cilësohen me fat që mbijetuan.
https://www.youtube.com/watch?v=odi0pfyLKm8
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës