Demi përmes pamjes së jashtme, përfshirë dhe modelin e flokëve shpreh energjinë, kreativitetin dhe personalitetin aventurier. Prerja Pixie është zgjedhja ideale për femrat e guximshme të shenjës dash.

Peshqit janë një shenjë uji dhe më shumë se flokët e valëzuar, kësaj shenje nuk i shkon asnjë model tjetër. Peshqit kanë një tip aspak të komplikuar, ndaj dhe flokët i mbajnë thjeshtë fare.

Dashi
Kur kjo shenjë e gjen më në fund modelin që i pëlqen, e mban atë për vite me rradhë. Është një shenjë kokëfortë që nuk i pëlqen shumë ndryshimet.

Binjaket janë njerëz që u pëlqen të luajnë me pamjen e tyre. Një prerje e shkurtër përfaqëson mësë miri karakterin e tyre dinamikë.

Gaforre
Femra gaforre është shumë romantike, e ndjeshme dhe veç këtij modeli që i shkon përshtat këtij personaliteti nuk do të munden të gjejnë model më të bukur, shkruan Living.

Luani
Një prerje e guximshme dhe e bukur ! Një luanesh do ta dashuronte këtë model. Volumi i flokëve do të tërhiqte vëmendje, ashtu siç vetëm një luan mund ta bëjë këtë gjë.

Virgjëresha e ka të vështirë të dalë jashtë kornizave e të eksperimentojë. Pëlqen thjeshtësinë dhe pamjen elegante.

Peshorja
Një prerje harmonike që përcjell balancë dhe simetri ! Asgjë më shumë nuk do të kërkonte një peshore. Modelet e çrregullta do e konfuzonin këtë shenjë.

Akrepi është e njohur si shenja që nuk e njeh frikën. Është pasionante e guximshme dhe një prerje e shkurtër do e bënte atë të ndihej më e sigurtë.

Shigjetari është një shenjë disi e shkujdesur dhe parapëlqejnë gjërat e thjeshta dhe natyrale përpara atyre të sofistikuara dhe elegante.

Bricjapi
Një femër e lindur në muajin e fundit të vitit është shumë e sjellshme dhe e rafinuar. Femrat e kësaj shenje janë serioze dhe nuk mund të luajnë me pamjen e tyre siç mund të bënte një ujor.

Ujori është një shpirt i lirë dhe kjo gjë duhet shprehur ! Veshjet e tyre, modeli i flokëve, sjellja e një ujori e përcjell më së miri.

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...