Që para disa muajsh, disenjatorët e famshëm të modës nëpërmjet revyve të tyre për prezantimin e koleksioneve të reja kanë zbuluar çka do të bartim në vitin 2019
Përfundimisht këta do të jenë gjashtë top-trendë!
Në harmoni me popullaritetin e madh të modës të viteve tetëdhjetë të shekulli të kaluar, do t’i bartim edhe mini-fustanet të inspiruara nga ajo periudhë kohore dhe pjesë rrobash me supore të theksuara.

Fendi, Burberry, Jil Sander, Christian Dior, Chanel, Stella McCartney, Tom Ford – nuk ka shtëpi mode e cila në pistën e vet nuk ka prezantuar kombinimin bezhë. Ky trend pjesërisht është i lidhur me kthesën ndaj modës së vetëdijshme ekologjike dhe shfrytëzimit të materialeve natyrale, të cilat me shumicë mund t’i gjejmë në tonet e ngjyrës së dheut dhe neutrale.

Në vitin 2019 rrobat me palë të drejta jo vetëm që do të jenë fundet dhe fustanet, por do të jenë edhe xhaketat e këmishët, siç kemi pasur rastin t’i shohin në pistën e Valentinos dhe Guccit, mirëpo edhe pantallonat të cilat janë prezantuar në revytë e Burberry.

Sivjet do t’i bartim xhinset të cilat janë bërë të popullarizuara nga fundi i viteve tetëdhjetë, kur marka italiane Rifle rastësisht ka larë xhinset e veta me zbardhues.

Përgjithësisht do t’i bartim shumë dezenë, por edhe do t’i kombinojmë , ndërkaq print gjarpri do të ketë edhe në fustane, pantallona lëkure dhe në funde.

“Westerni” klasik, detaj i këtij sezoni do të përvetësojë fytyrat metalik dhe me lara, në të gjitha rrobat e mundshme. Nëse mundemi të gjykojmë sipas asaj që është prezantuar nëpër pista, thekat do t’i bartim në këpuca me taka të larta, funde, fustane, çanta…

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit