Filmi “Miracle In Cell No.7”, ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Kosovë e Shqipëri. “Miracle In Cell No.7”, i cili njihet edhe si “Yedinci Kogustaki Mucize” është një film turk, prodhim i vitit 2019 që transmetohet në Netflix dhe është i bazuar në filmin e Koresë së Jugut (2013) me të njëjtin emër.
“Miracle In Cell No.7”, nën drejtimin e regjisorit Mehmet Ada Oztekin, trajton raportin e një vogëlusheje (Nisa Sofiya Aksongu) me të atin (Aras Bulut Iynemli), një person me aftësi ndryshe. Memo, babai i Ovës, akuzohet pa të drejtë për vrasjen e një 6-vjeçareje dhe këtu nis edhe trajtimi i nënlinjave të filmit.
Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhen në internet lidhet me kuptimin e frazës “Lingo Lingo”, që përdoret si një formë komunikimi babë e bijë. Në film, Memo thotë vazhdimisht “Lingo, lingo” dhe e bija i përgjigjet me “Shisheler”. Frazat janë referencë e një kënge turke “Lingo, Lingo, Shisheler” që përdoret nga kërcimtarët belly dance. Shisheler nënkuptom shishe ndërkohë që fraza “lingo lingo” nuk ka ndonjë kuptim në turqisht, por është pak a shumë e ngjashme me “la la la”.
Një formë e tillë gjuhësore nxjerr në pah komunikimin naiv dhe të paqtë mes tyre. Aktrimi i dy protagonistëve është i përkryer./ts/
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona