Miliona italianëve nuk u pëlqejnë dhuratat e Krishtlindjeve, ‘duan t’i heqin qafe’

16:30 | 28 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Përderisa italianët kanë shpenzuar më shumë 3 miliardë euro për dhurata të Krishtlindjeve gjatë këtij viti, janë të gatshëm t’i reshin ato dhe të blejnë gjëra që u nevojiten.

Rreth tre milionë njerëz në Itali janë të gatshëm të rishesin dhuratat e tyre, të cilat variojnë edhe nga teknologjia, transmeton arbresh.info.

Gjatë këtij viti ky trend është rritur me 14%, ndërsa në vitin 2015 gati gjysma e italianëve  janë shprehur se nuk kanë marrë dhuratat që duan.

Këtë vit italianët deklaruan se do të shesin dhuratat e padëshiruara dhe të blejnë gjëra të nevojshme, ndërsa 16% e tyre janë të gatshëm që t’i shesin ato për të mbuluar shpenzimet e Krishtlindjeve.

Mesatarisht, çdo familje në Itali shpenzon 124 euro për dhurata./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale