Meshkujt janë më gazmorë sesa gratë sipas një studimi të ri. Rezultatet dolën nga një studim ku njerëzve iu kërkua të vlerësonin humorin tek burrat dhe gratë pa e ditur më parë gjininë e tyre.
Studiuesit zbuluan se 63% e burrave ishin më gazmorë se gratë. Në studim morën pjesë më shumë njerëzit normalë sesa komedianët profesionistë.
Studiuesit nga Universiteti Aberystwyth dhe Universiteti i Karolinës së Veriut analizuan 28 studime që tregonin sesa gazmorë ishin rreth 5.000 njerëz. Por disa komediane e kanë kritikuar studimin. “Unë me të vërtetë mendoj se është e panevojshme ta bësh këtë studim,”-tha komediania Marina Bye për BBC./lexo/
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...
Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë ...
Muriqi i reagon një tifozi që e akuzoi për ndeshjen: Marre t...