Në ndryshim nga trendi i një dekade më parë, kur vetullat e holla ishin në modë, tani duket se femrat kërkojnë t’i keni vetullat sa më të trasha, e për ta arritur këtë i nënshtrohen dhe procedurave e trajtimeve të ndryshme estetike.
Për të qenë sa më pranë natyrales,më poshtë keni disa këshilla sesi të përshpejtoni procesin e rritjes së vetullave, pa qenë nevoja t’i bëni tatuazh apo t’i mbillni.
Përzieni 1 lugë xhel aloe vera, 2 lugë vaj kastori dhe 2 kapsula vitamine E. Lyejini vetullat në mbrëmje para se të shtriheni dhe lajini në mëngjes.
Lëngu i qepëve vepron për vetullat njësoj si tek flokët. Ajo që duhet të bëni është të lyeni vetullat për 5 minuta me lëngun e qepës.
Qumështi përmban proteina, vitaminë B, acid laktik dhe kalcium. Nxit prodhimin e kolagjenit ndaj aplikimi i qumështit me pak pambuk mbi vetulla do të përshpejtojë procesin e rritjes së vetullave, shkruan Living.
E verdha e vezës është një burim i pasur i vitaminave dhe proteinave që forcojnë dhe trashin qimet e vetullave. Lyeni vetullat për 15-20 minuta e më pas shpëlajini.
Vaselina mund t’i japë gjithashtu formë vetullave të tua. Mund të aplikoni vetëm vazelinë ose und ta përzieni me vaj ulliri, aloe vera, qumësht etj.
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...