15 minuta meditim në ditë kanë të njëjtin efekt me një ditë pushim, përsa i përket emocioneve pozitive. Mirëqenia psikofizike që mbërrin nga metiditimi është e jashtëzakonshme dhe eksperienca është pozitive edhe në rastet kur dikush është fillestar në këtë teknikë.
Këtë e konfirmon një studim i Universitetit të Groningen që është publikuar në revistën shkencore mbi Psikologjinë Pozitive. Edhe në kërkime të mëparshme kishte dalë në pah se meditimi ndikon në organizmin e njeriut, si pushimet e shkurtra në reduktimin e stresit dhe në rregullimin e humorit.
Sipas autorëve të studimit të fundit, në kohët e sotme, kur jeta është më frenetike, reduktimi i stresit kthehet në detyrim. Një ndër këto mënyra është pikërisht meditimi, që ka një impakt harmonie në anën psikologjike dhe fizike të njeriut, që ndikon në marrëdhënien me veten dhe të tjerët./tvklan/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?