Në listën e fjalëve të përdorura më shumë gjatë vitit 2017, përpos fjalës palestër, ka qenë edhe fjala “meditimi”.
Përderisa meditimi mund të sjellë përfitime mbi vetëbesimin në jetën e përditshme, ai mund të sjellë edhe veprime negative, pasi ata që ushtrojnë vetëm mund të jenë më egoist, ka paralajmëruar një psikologe, transmeton portali arbresh.info
Ata që praktikojnë meditimin dhe ushtrimet tjera mbi përforcimin e trurit, kanë dëshira egosite.
Për “Daily Telegraph”, Dr Alison Gray tha se meditimi në formë të vetmuar mund të nxjerrë anët negative të personalitetit.
“Përderisa feja ka të bëjë me lidhjen e njerëzve sëbashku, spiritualiteti mund të kthejë një person në egoist”, tha ajo.
Gray shtoi se kjo nuk mund të ndodhë me të gjithë ata që meditojnë, pasi shumë njerëz mbështesin pikëpamjen e tyre për botën që i rrethon.
Sidoqoftë, ata që preferojnë të jenë të vetmuar përderisa meditojnë, mund të bëhen më të egër në dëshira./arbresh.info/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...