Meditoni – është gjë e mirë për mendjen, por gjithashtu edhe gjë e shëndetshme për zemrën.
Hulumtimet e fundit shkencore kanë japë dëshmi të cilat tregojnë se meditimi i zvogëlon faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Veç kësaj, në mënyrë ndoshta aspak befasuese, ata kanë zbuluar edhe një ndërlidhje mes meditimit dhe niveleve të vogla të stresit, shqetësimit dhe depresionit, e kjo ka ndikuar në përmirësimin e kualitetit të gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme.
Nëse jeni duhanpirës, meditimi mund t’ju ndihmojë ta lini duhanin – rrjedhimisht edhe i zvogëlon rreziqet për sëmundje kardiovaskulare.
Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se meditimi e ulë shtypjen e gjakut, e të gjithë e dimë se shtypja e lartë e gjakut mund të eskalojë në sulm të zemrës, transmeton Telegrafi.
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n