A mund ta kaloni “testin për të moshuarit”?
Ka shumë gjëra që ndikojnë në vlerësimin nëse jeni duke u plakur.
Vetëm disa prej tyre janë shkathtësia dhe aftësia juaj për të bërë disa ushtrime, madje edhe nëse ndieni dhimbje kyçesh.
Në një nga videot në YouTube, trajneri i fitnesit Chris Hinshaw ka treguar, siç thekson ai, një test moshe, me të cilin mund të vlerësoni sa jeni plakur.
Filloni testin zbathur. Më pas, duke qëndruar në njërën këmbë, mbathni çorapen dhe këpucën në këmbën që është ngritur. Nuk duhet të ulni këmbën derisa t’i keni mbathur plotësisht.
– Ju duhet ta bëni këtë me një lëvizje – thotë trajneri.
Pastaj bëni të njëjtën gjë, ndërsa qëndroni në këmbën tjetër.
Ky test tregon gjithashtu se çfarë janë ekuilibri dhe shkathtësia juaj.
Shikoni detajet në videon e mëposhtme:
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin