Për gati 20 vjet, ai është kujdesur që Mbretëresha e Britanisë së Madhe të duket e rregulluar në paraqitjet e saj.
Ian Carmichael ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme, pasi është nderuar nga Mbretresha Elizabeta II, transmeton portali arbresh.info.
Carmichael ka qenë frizeri i Mbretëreshës për 19 vite, duke e vizituar atë në shtëpinë e saj të paktën dy herë në javë.
Ai gjithashtu është kujdesur që Mbretëresha të dukej sa më në rregull gjatë takimeve të saj me liderët dhe personalitetet e huaja.
“Nga të gjithë klientët e mi, Mbretëresha është ajo që e favorizoj sepse ka flokë të mrekullueshëm”, ka deklaruar ai kohë më parë.
Megjithatë, ai ka qëndruar i matur dhe ka refuzuar të zbulojë ndonjë gjë për Mbretëreshën.
“Unë ja rregulloj flokët për një kohë të gjatë dhe i qëndroj besnik asaj”, ka thënë ai në vitin 2013./Arbresh.info

Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale