Shfaqja e rrudhave është pjesë natyrale e procesit biologjik të plakjes dhe çfarëdo që të bëni nuk mund ta shmangni!
Dhe pse deri më tani është besuar se rrudhat shfaqen në të 30 e vonëta, sot po shohim gjithnjë e më shumë vajza të reja që përdorin kremra anti-plakje. Janë radikalet e lira,rrezet ultravjollcë dhe toksinat, stresi, duhani, gjenetika, stili i jetesës etj ato që përshpejtojnë procesin e plakjes.
Duke qenë se në fazat e para vërtetë nuk keni nevojë për produktet e shtrenjta anti-plakje apo procedurat e tilla si Botox, ne do t’ju japim 3 receta maskash që kanë veprim lifting në fytyrën tuaj, transmeton Living.al.
Maskat e mëposhtme mund t’i përgatisni në shtëpi dhe përbërësit natyralë nuk do të kenë asnjë efekt negative në lëkurë.
Receta # 1: Maska me tërshërë
Kjo maskë mund të zbehë pamjen e rrudhave të para dhe të parandalojë shfaqjen e tyre
Dy lugë tërshërë
Gjysmë filxhan ajkë qumështi
Një lugë gjelle vaj ulliri
Një lugë gjelle vaj bajame
Përgatitja:
Përzieni ajkën e qumështit me tërshërën dhe ngroheni pak në zjarr të avashtë. Kur të shikoni që tërshëra është zbutur, shtoni vajrat.
Aplikojeni në lëkurën dhe lëreni për 20-30 minuta.
Sigurohuni që të shmangni sytë dhe buzët kur të aplikoni maskën.
Receta # 2: Maskë me të bardhën e vezës
Një lugë çaji mjaltë
Një e bardhë veze
Përziejini deri sa të formoni një pastë homogjene dhe lyeni jo vetëm lëkurën e fytyrës por edhe të qafës/ Lëreni për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këto maska jo vetëm që ndihmojnë në zbehjen e pamjes së rrudhave, por gjithashtu mund të zvogëlojnë poret dhe të kurojnë aknet.
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...