Tre gra nga Detroidi kanë vendosur që të ‘martohen me Krishtin’ dhe kanë premtuar për virgjëri të përjeshtshme, duke u bërë virgjëreshat e para të shenjtëruara në Arkidiozezë të Detroitit.
Laurie Malashanko, 41 vjeç, Karen Ervin, 42 vjeç dhe Tereza Jordan, 40 vjeç, ishin veshur të gjitha në të bardha, kishin marrë unazat dhe u zotuan për martesë me Perëndinë në ceremoninë në Katedralen e Sakramentit më të Bekuar në Detroit të Miçiganit, transmeton portali arbresh.info
Të trë gratë nuk janë murgesha dhe nuk bëjnë pjesë në ndonjë rend fetar. Ato do të vazhdojnë jetën e tyre të mëparshme dhe do të vazhdojnë të jenë të pavarura financiarisht.
Premtimet e tyre janë një angazhim për dëlirësinë dhe për t’u dhënë veten plotësisht Krishtit. Sipas ligjit të kanonizmit katolik, ato tani janë ‘mistikisht’ të fejuarat e Krishtit.
“U ndjeva sikur ishte një mundësi e mirë për të forcuar marrëdhënien time me Krishtin”, ka thënë Jordani për Detroid Free Press.
Sikurse çdo martesë tjetër, katedralja ishte plot me mysafirë dhe masa filloi si çdo masë tjetër katolike para se të fillonte ceremonia.
Ka rreth 250 virgjëreshë të posaçme në SHBA dhe 4,000 në mbarë botën, sipas Judith Stegman, president i Shoqatës së Virgjëreshve të Shenjtura në Shteteve të Bashkuara./Arbresh.info

Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...