Momenti i fundit i një studenti që po luftonte për jetë para se të mbytej është kapur në një selfie të kryer nga shokët e tij.
Adoleshenti i vdekur, i quajtur vetëm si Vishëas G, 17 vjeç, po shijonte piknikun me shokët e tij në shtetin Karnataka, Indinë jugperëndimore kur ka ndodhur incidenti, transmeton portali arbresh.info
Ata kishin dalë për not në një pishinë pranë një tempulli në Kanakapura, në jug të Bangalorit, ku djali filloi të mbytej pa u vënë re nga shokët e tij.

Familja ka fajësuar lektorët përgjegjës për neglizhencën ndaj studentëve dhe kanë kërkuar që të bëhet një hetim i gjërë në lidhje me rastin.
Policia konfirmoi se Vishas, djali i madh i një shoferi të autobusëve, Govindaraju dhe gruas së tij Sunanda, u mbyt në pishinën e tempullit 300- vjeçar.
Sipas mediave lokale policia ende nuk ka marrë në pyetje asnjërin nga studentet. Policia ka theksuar se miqtë e tij kanë pësuar tronditje emocionale në lidhje me rastin, ndërsa ka shtuar se hetimi është duke vazhduar./arbresh.info
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend