Mandarinat dhe vlerat e pafundme ushqyese që mbartin

SONY DSC

13:01 | 5 Tetor 2016
Arbresh.info

Mandarinat janë përfaqësueset më të mira të agrumeve sepse përveç sasisë së madhe të vitaminës C që mbartin, mandarinat mbartin sasi të bollshme të vitaminës D dhe K gjithashtu. Të dy këto vitamina sigurojnë elasticitetin e enëve të gjakut.

Ja vetitë ushqyese të mandarinave:

  • Stimulojnë ndarjen e qelizave dhe gjenerojnë qeliza të reja.
  • Pastrojnë gjakun dhe përdoren gjerësisht si purifikuese.
  • Nxjerrin substancat toksike nga trupi si ndotësit e ujit, kripërat shtesë etj.
  • Lehtësojnë të gjitha llojet e inflamacionit.
  • Përdoren si qetësuese kundër etheve, helmimeve, alergjive etj.
  • Qetësojnë stomakun e irrituar.
  • Ndihmojnë në tretjen e ushqimit.
  • Ndihmojnë në thithjen e ushqyesve në mëlçi, stomak dhe zorrë.
  • Rrisin sistemin imunitar.
  • Lehtëson problemet e frymëmarrjes.
  • Përmirësojnë sistemin nervor.

Shpërndaje në rrjete sociale