Mali i Zi renditet mes Maldiveve dhe Tajlandës

08:29 | 20 Janar 2021

Revista e njohur britanike Culture Trip e ka renditur Malin e Zi në listën e destinacioneve më të mira të qëndrushme për pushime këtë vit.

Organizata Kombëtare e Turizmit (NTO) njoftoi se, edhe një herë, Mali i Zi u gjend në shoqërinë e destinacioneve botërore, ekzotike, të tilla si Maldivet, Japonia, Tailanda dhe të tjerët, transmeton portali arbresh.info

Edhe bota është në një kaos sa i përket udhëtimeve turistike, Culture Trip beson se për pushime duhet zgjedhur destinacione të qëndrueshme dhe të ndërgjegjshme për mjedisin.

Siç thekson autori i artikullit të botuar, fushata “Në Shoqërinë e Natyrës” e ka kthyer Malin e Zi në “radarin e pasagjerëve”.

Revista e njohur britanike gëzon besimin e më shumë se 15 milion lexuesve në të gjithë botën./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara