Partia maqedonase në pushtet LSDM reagoi ndaj fjalimit të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hirstijan Mickoski.
“Hristijan Mickoski sonte e vërtetoi atë që tashmë qytetarët tashmë shumë mirë e dinë: se ai nuk është asgjë tjetër përveç një lojtar anti-maqedonas dhe anti-perëndimor në duart e Nikolla Gruevskit”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se Mickoski nuk lë mundësi që t’u thotë qytetarëve se është kundër BE-së dhe NATO-s dhe se me çdo kusht punon kundër interesave të qytetarëve dhe kundër interesave shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas LSDM-së, është mirë për Maqedoninë fakti që bartësi i kriminalitetit dhe regjimit, Nikolla Gruevski bashkërisht me lojtarin e tij anti-perëndimor Hristijan Mickoski janë mposhtur nga qytetarët, nga shumica e deputetëve në Kuvend, madje edhe nga vetë partia.
“Të fundosur në izolim dhe në errësirën e tyre që e promovojnë, Mickoski dhe Gruevski shfaqin nervozë të madhe me humbjen që ju ndodh”, kumtojnë nga LSDM-ja.
LSDM-ja thotë se vizitat e përfaqësuesve të botës demokratike të cilët nuk e takuan Mickoskin, në mesin e të cilëve edhe përfaqësuesi i ShBA-ve, është edhe një vërtetim se kryesia e OBRM-PDUKM-së mbetet në izolim të thellë.
“Maqedonia dhe qytetarët e saj në mënyrë të pandalshme ecin drejt të ardhmes dhe integrimit në BE dhe NATO, ndërsa kryesia e OBRM-PDUKM-së dhe Mickoski mbeten të bllokuar në izolim”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...