Një restorant turk në Londër që është në pronësi dhe menaxhohet nga myslimanët ka ofruar darkë falas për natën e Krishtlindjeve.
Darka do t’iu servohet të moshuarve dhe të pastrehëve, transmeton arbresh.info.
Ushqimi falas në restaurant do të përfshijë 3 vakte ku përfshihen, një supë, tavë me oriz dhe pudding.
Menaxheri i lokalit, Irsan Can Genc, për AP ka treguar se ideja i kishte ardhur pasi kishte dëgjuar një të moshuar se do të presë Krishtlindjet e vetme. Ai ka theksuar se gjendja e asaj gruaje e ka shtyrë të marrë këtë vendim.
“Edhe pse ne vijmë nga kultura të ndryshme, në të vërtetë ne duam të ndihmojme njerëzit pamarrë parasysh se çfarë race apo feje janë ata,” ka shtuar ai.
Fjala që restauranti fron ushqim falas është shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe Genc thotë se restauranti është gati të presë një turmë të madhe njerzish me 25 dhjetor. /Arbresh.info
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...