Dhëndri i sapomartuar lë nusen në hotel dhe shkon të kryejë marrdhënie me prostitutën, por kapet mat nga policia dhe i zbulohet gjithçka.
ishte një operacion i policisë kundër trafikut të qënieve njerëzor që zbuloi gjithçka.
Burri ndodhej mes 300 të ndaluarve për ‘nxitje prostitucioni’ nga autoritetet në Florida. 34-vjeçari Paul Turovsky, kishte kontaktuar online për t’u takuar me dikë që besonte se ishte prostitutë, të cilën do ta paguante për seks, njoftoi zyra e sherifit të Hillsborough.
Kur gruan e tij të re e zuri gjumi në dhomën e hotelit, ai doli fshehurazi për të kryer jo vetëm ‘tradhtinë’ por dhe ‘aktivitetin kriminal’. Pa e ditur Turovsky, kishte kontaktuar me një detektiv të njësisë së policisë kundër trafikut njerëzor. Kur ai mbërriti në Hyatt Hotel në Tampa për takimin, Turovsky u arrestua.
I sapomartuari ishte një nga 360 të dyshuar që janë arrestuar prej fillimit të vitit, ku përfshihej dhe shfrytëzim seksual i vajzave nën 16 vjeç. Autoritetet thanë se si pjesë e operacionit, dy vajza, 16 e 17 vjeçare, u shpëtuan nga shfrytëzimi trafikantëve në Tampa.
Sherifi tha se puna e departamentit do të vijojë për gjurmimin si të organizatorëve të prostitucionit, dhe të atyre që me kërkesën e tyre e nxisin atë./noa/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë