Veprim i shkëlqyeshëm për flokët e dëmtuar. Fjala është për idenë që regjeneratori të përdoret para se t’i bëjmë flokët me shampon, në vend të larjes klasike me të cilën jemi mësuar, por që përfundohet me regjenerator.
Si praktikohet? Në flokë të lagur më parë qitet regjeneratori i cili vepron 3 – 4 minuta, pastaj shpëlahen dhe fillohet me shampon.
Flokët pastaj sërish shpëlahen, fshihen butësisht me peshqir dhe thahen si zakonisht. Përse kjo procedurë mund të jetë e mirë?
Kur regjeneratorin e përdorim në fund, rrallë herë në flokë e mbajnë 3 – 4 minuta, ndërkaq kjo procedurë na detyron që më shumë t’i përkushtohemi kujdesit të flokëve. Larja e kundërt me shampon është e shkëlqyeshme për vajzat që kanë flokë të yndyrshme, të cilave regjeneratori ua lubrifikon flokët.
Kjo procedurë është e shkëlqyeshme për flokë të hollë dhe të dëmtuar të cilëve u nevojitet kujdes i posaçëm, ndërkaq për shkak të regjeneratorit të cilin e përdorim në fund shpesh duken të qullëta dhe të pajetë. Ku duhet ta orientojmë kujdesin? Kujdesin duhet përqendruar në shpëlarjen e flokëve.
Meqenëse regjeneratori përdoret në fund, flokët nuk bën t’i fërgojmë në mënyrë të vrazhdë me peshqir në mënyrë që të mos krijohet elektricitet.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...