2025 ka qenë një vit i çuditshëm për trendet.
Labubu, spiritualitet, fraza “6-7” janë disa nga videot më të shpërndara e të klikuara në TikTok. Përdoruesit në të gjithë botën i janë qasur një niveli të ngjashëm absurditeti e surrealizmi, por kanë ndarë edhe nostalgjinë apo produkte që duken si lodra fëmijësh.
2023 dhe 2024 u përcaktuan nga mikro-trendet dhe energjia, nga “girl math” te Brat, kurse viti 2025 është më i vështirë për t’u përkufizuar. Vogue Business TikTok Trend Tracker ka përcaktuar disa prej trendeve më të spikatura të këtij viti.
Labubu
2025 ishte viti i Labubu. Në prill, lodra e famshme ‘shpërtheu’ gjithandej dhe ka rreth 3.3 milionë postime që i referohen #Labubu në TikTok, me 1.1 miliardë shikime. Aksesorët e çantave rikthyen nostalgjinë dhe pritet që në vitin 2026, lodrat të bëhen edhe më trend.
6-7 dhe “brain rot”
Vitin e shkuar, u njohëm me disa fjalë interneti si “aura” apo “very demure, very mindful.” Këtë vit, kaluam tek absurdja. “6-7” është përdorur nga gjenerata Alfa gjatë tre muajve të fundit. Dictionary.com e shpalli si fjalën e vitit. Kjo frazë ka nxitur përmbajtje surreale dhe të pakuptimta, imazhe me IA dhe animacion. Kjo lloj përmbajtjeje që njihet si “brain rot”, përfshin përdoruesit pavarësisht nëse përbën kuptim ose jo.
Komentet
Viti 2024 u fokusua më shumë te kërkimi, por përdoruesit e TikTok komentuan më shumë se kurrë gjatë 2025. Numri i komenteve në videot e markave luksoze është rritur me 113%. 41% e gjeneratës Z komenton në postimin e një marke pasi kanë blerë një produkt që e pëlqen vërtet. 41% të tjerë janë shprehur se kur të blejnë një produkt që e pëlqejnë, do të komentojnë në postimin e një përdoruesi që flet për markën ose produktin. Në mënyrë të ngjashme, 55% e gjeneratës Z i sheh komentet kur blen një produkt në rrjetet sociale, krahasuar me 37% që thonë se vizitojnë profilin e markës apo shohin postimin.
Spiritualiteti
#WitchTok, spiritualiteti dhe astrologjia kanë pasur rritje këtë vit. Ka 6.9 milionë video me këtë hashtag, madje disa përdorues kanë menduar edhe të punësojnë një shtrigë në Etsy për të përmirësuar jetën profesionale apo dashurore. Përdoruesit kanë kërkuar që përmes hënës e planetëve të shpjegojnë ngjarjet e jetës. #BloodMoon shënoi rritje në shtator ku u etiketua në 65 mijë postime, kurse #FullMoonVibes fitoi terren gjatë nëntorit me 153 mijë postime.
TikTok Shop
TikTok Shop shënoi rekorde në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Black Friday dhe Cyber Monday. Në të dy vendet, shënoi shitje rekord më 28 nëntor. Në SHBA, shitjet tejkaluan 500 milionë dollarë. Këtë vit, përdoruesit postuan rreth 10 milionë video për Black Friday.
Produkte virale
K- Beauty
Produktet koreane për “lëkurë qelqi” përbëjnë rreth 2.5 milionë postime me hashtag-un #Kbeauty. Është kategoria që po shënon më shumë rritje në Amazon në SHBA dhe pritet që trendi vetëm të forcohet në 2026.
‘Bojëra uji’ për buzët
Të njohura edhe si lip stain që t’i bëjnë buzët të duken sikur nuk është aplikuar asgjë, është një nga produktet më të kërkuara të bukurisë për këtë vit. #LipStain numëron 380 mijë postime.
Bizhuteri
Bizhuteritë janë një nga segmentet më interesante në TikTok për momentin. #Jewelry numëron 12.7 milionë postime dhe ka periudha kur një produkt mbizotëron, siç ishte rasti i Van Cleef Arpels që gjatë shtatorit vuri re një rritje të përmendjeve me viralitetin që fitoi byzylyku Alhambra.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...