Juve që ju pëlqen të provoni ushqimin e rrugës, duhet të bëni gati valixhen dhe të udhëtoni në këtë vend.
Së fundmi është zbuluar se cili është qyteti më i mirë në botë për ushqimin e rrugës, që do të thotë se nëse doni të udhëtoni, atëherë bëhuni gati për aventura të reja, transmeton portali arbresh.info
Sipas Street Food Index, janë gjetur 30 qytete në të cilat mund të hani ushqim në rrugë pa asnjë lloj meraku.
Destinacionet u shënuan midis faktorëve, përfshirë numrin e shitësve të ushqimeve në rrugë që do të gjenden, çmimin e pjatave dhe aktiviteteve të ushqimit në rrugë.
Vendin e parë e zë Hong Kongu, e cila ka lënë përshtypje shumë të mirë me 224 shitësit e saj në rrugë dhe për nga laramania e ushqimit që ofrohet.

Edhe pse vlera mund të duket e lartë, mesatarisht 7 euro për pjatë, laramania e pjatës ka bërë që të harrohet vlera e lartë.
Vendin e dytë e ka zënë Tailanda, ndërsa të tretin Vietnami.
Më poshtë mund të gjeni listën e plotë:
Stambolli është gjetur në vendin e 15-të, Berlini në vendin e 13-të, ndërsa Parisi në vendin e 12-të./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...