Duket që kurrë nuk ka pasur më shumë tradhti se në lidhjet dhe martesat aktuale.
Nuk themi që më herët nuk ka pasur tradhti, mirëpo është fakt që sot njerëzit shumë më lehtë krijojnë lidhje me njëri-tjetrin dhe pikërisht kjo lidhje është shkaku kryesor përse ka kaq shumë tradhti, transmeton Telegrafi.
E gjitha fillon në rrjetet shoqërore nëpërmjet të cilave mund të kontaktoni këdo qoftë në cilëndo kohë.
Konkretisht fjala është për rrjetin shoqëror Facebook, që është karakterizuar si vendi nga i cili më së shpeshti fillojnë tradhtitë.

Studimi i cili është bërë në Britani ka konstatuar që madje 45 për qind e meshkujve së paku një herë në jetë ka tradhtuar të dashurën apo bashkëshorten.
Nuk është për t’u injoruar as numri i femrave të cilat kanë pranuar që ka pasur episode tradhtie, 21 për qind e tyre.
Detektivi privat nga Australia, Luke Evans, tashmë njëzet vjet gjen partnerë të pabesë dhe konstaton që dashnorët potencialë më nuk takohen nëpër bare, por në Facebook.
– Sot në Facebook nisin pothuajse të gjitha tradhtitë. Ashtu siç janë të lidhur njerëzit, po ashtu edhe krijohen edhe më shumë raste për tradhti, ka thënë detektivi për Daily Mail.
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës